Lajme

Izraeli me propozim për armëpushim, Hamasi ia vret 21 ushtarë

01/23/2024 08:07
nga:N K

Izraeli i ka humbur 21 ushtarë gjatë luftimeve në jug të Gazës, e cila paraqet humbjen më të madhe të trupave izraelite gjatë luftës me Hamasin.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se dy ndërtesa janë shembur mbi ushtarët izraelitë gjatë një operacioni ushtarak.

Kjo humbje e ushtarëve vjen pas një propozimi që Izraeli i ka dhënë Hamasit, duke iu sugjeruar që liderët më të lartë të grupit terrorist të largohen nga Gaza, shkruan CNN

Sipas CNN-it, në propozimin e Izraelit përfshihet një korridor i sigurt për liderët e Hamasit, por një gjë e tillë është shumë vështirë e pranueshme.

Sugjerimi i Izraelit është diskutuar dy herë në javët e fundit si pjesë e negociatave më të gjëra për armëpushim.

Bëhet e ditur se një herë sugjerimi që liderët e Hamasit të largohen nga Gaza është diskutuar muajin e kaluar në Varshafë të Polonisë nga vetë shefi i inteligjencës izraelite, David Barnea dhe përsëri këtë muaj në Doha me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.