Sporti

Izraeli, marrëveshje me CONMEBOL-in, gati të marrë pjesë në Copa America

04/12/2024 17:57
nga:E K

“Krenari të jesh pjesë e familjes së madhe CONMEBOL-it. Së bashku për të mirën e lojës dhe miqësisë”.

Kështu nisi njoftimi përmes kanaleve të saj zyrtare, IFA (Federata e Futbollit të Izraelit). Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të presidentit të organizatës, Alejandro Domínguez, dhe presidentit të IFA-s, Moshe Zuares, gjatë Kongresit të CONMEBOL-it në Asunción.

“Miqësia jonë e vërtetë me Alejandro Domínguez dhe me nënpresidentin e FIFA-s ka sjellë këtë fryt të mrekullueshëm për futbollin izraelit. Shpresoj shumë që skuadra izraelite të jetë pjesë e një prej turneve të mëdhenj të organizuar nga CONMEBOL-i, ndoshta edhe në Copa América”, konfirmoi Zuares.

Nuk do të ishte hera e parë që skuadra nga jashtë kontinentit amerikan do të merrnin pjesë në Copa America, pasi ka ndodhur me Japoninë dhe Katarin.