Ushtria izraelite thotë se që nga tetori, ajo ka konfiskuar “mbi 85,000 armë, raketa dhe sende ushtarake” që dyshohet se i përkasin Hezbollahut në Libanin jugor.
Në një deklaratë në Telegram, ushtria pretendoi se armët ishin përdorur nga grupi i armatosur libanez për të goditur Izraelin.
Hezbollahu kishte premtuar se do t’i vazhdonte sulmet ndaj Izraelit derisa ky ta përfundonte luftën në Gazë. Por, grupi u detyrua të heqë dorë nga ky kusht.
Konflikti Izrael-Hezbollah ka lënë mbi 3.600 libanezë të vdekur, shumica civilë, dhe ka zhvendosur mbi një milion njerëz. Zona të mëdha të Libanit jugor dhe pjesë të kryeqytetit të tij, Bejrutit, janë shkatërruar.