Lajme

Izraeli: Hezbollahu ka gjuajtur 230 predha sot

10/03/2024 23:37
nga:G C

Mbi 200 predha janë gjuajtur sot nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit.

Kështu është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke thënë se numri i predhave ka shkuar në 230, shkruan Sky News.

“IDF do të vazhdojë të operojë kundër kërcënimit të Hezbollahut, në mbrojtje të shtetit të Izraelit dhe banorëve të tij”, thuhet tutje në deklaratën e IDF-së.