Lajme

Izraeli do që t’ia ndal transmetimet, Al Jazeera e quan veprim “kriminal”

05/05/2024 16:46
nga:G B

Izraeli do që në vendin e tij t’i ndal transmetimet e mediumit Al Jazeera.

Pas kësaj ky medium reagoi duke thënë se ajo çfarë Izraeli po synon ta bëj është një veprim “kriminal”, raporton Sky News.

“Shtypja e shtypit të lirë nga Izraeli për të mbuluar krimet e tij duke vrarë dhe arrestuar gazetarë nuk na ka penguar të kryejmë detyrën tonë”, tha Al Jazeera.