Sporti

Izrael – Shqipëri, kuqezinjtë nuk favorizohen nga bastet

09/24/2022 11:06
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të përballet sot me Izraelin në kuadër të Ligës B të Kombeve.

‘Kuqezinjtë’ kanë udhëtuar në transfertë për ndeshjen luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria e cila ndodhet në vend të fundit ka mundësi të marrë kreun e grupit nëse fiton të dy ndeshjet, me Izraelin jashtë dhe Islandën në “Air Albania”.

Mundësia e dytë është një fitore ndaj Izraelit me më shumë se dy gola dhe më pas në “Air Albania” do të mjaftonte edhe një barazim.

Kompanitë ndërkombëtare të basteve nuk i shohin favoritë kuqezinjtë në këtë ndeshje.

Fitorja e Izraelit kuotohet me 2.25, ndërsa ajo e Shqipërisë 3.10.

Nga ana tjetër, një barazim i mundshëm ka koeficientin 3.20. Mundësia për t’u shënuar mbi dy gola ka një koeficient 2.20, por gjithçka mbetet për t’u parë.

/GazetaBlic Sport/