Sporti

Izrael – Kosovë, mësohet se kush do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes

03/22/2023 13:38
nga:Mergim Rreci

Izraeli dhe Kosova do të përballen të shtunën në ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2024’.

“Dardanët” kërkojnë që ta nisin mbarë misionin e madh drejt kualifikimit, por që natyrisht nuk do ta kenë aspak të lehtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida luhet në stadiumin “Bloomfield” në ora 18:00 do të gjykohet nga gjyqtari skocez, Willie Collum.