Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se me votën e Nismës mund të sigurohen 61 vota të nevojshme, teksa shtoi se një marrëveshje që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit, është “kushti” për ta votuar kuvendin.
”Deputeti mundet me ndryshu mendimin aty për aty, por së paku nga bisedimet që i kemi me deputetët në Kuvend ata e deklarojnë që e kanë një votë për Limajn, faktor po, por jo qënderor. Pres që do të ketë një marrëveshje ku Limaj do të jetë kryetar i Kuvendit dhe do t’i kem edhe votat e mjaftueshme për Qeverinë”, tha Izmaku.
Ajo tha se figura e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj e plotëson më së miri pozicionin e kryetarit të Kuvendit.
Sipas Izmakut, Limaj ka respekt të ndërsjelltë me të gjitha subjektet politike, dhe për këtë ata kanë menduar se nuk do ishte problem që ”Limaj të votohet për kryetar të Kuvendit”.
”Ne e dimë se figura e Fatmir Limaj i plotëson këtë pozicion i cili nevojitet që të ketë një ose me shumë elemente që e nderlidhin me figurën e kryetarit të Kuvendit, nuk ka të bëjë vetëm me përvojën politike, Limaj e ka shfaq afrëmitetin me të gjitha subjektet politike”, tha Izmaku./rtv21/


