Një orë e pak pasi Al Sadd lëshoi një deklaratë ku njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Barçën për largimin e Xavi Hernández, burime nga klubi i Barcelonës mohojnë se kanë arritur ndonjë marrëveshje me entin katar, duke shtuar se nuk do të paguajnë klauzolën e ndërprerjes prej pesë milionë eurosh, e parashikuar në kontratë.
“Mundo Deportivo” thotë se kjo interpretohet si një masë presioni ndaj klubit të Barcelonës në Doha të formuar nga Rafa Yuste dhe Mateu Alemany, transmeton GazetaBlic Sport.
?❌ El Barça niega un acuerdo con el Al Sadd y que vaya a pagar la cláusula de Xavi
? El club azulgrana, molesto con el comunicado de la entidad qatarí
✍️ @EduPolo https://t.co/R0wUWtwcOp
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 5, 2021
Në deklaratën e kreut të Ligës së Katarit, CEO i Al Sadd, Turki Al Ali thekson marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë me Xavi dhe i uron fat në të ardhmen.
“Al Sadd ka rënë dakord të transferojë Xavi në Barça pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë. Ne kemi rënë dakord të bashkëpunojmë me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe ne i urojmë sukses.” teksti i publikuar nga klubi i Dohas në faqen e tij të internetit dhe në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale.
Megjithatë, duket se ende asgjë nuk ka përfunduar.
/GazetaBlic Sport/


