Lajme

Izet Sadiku u uron mirëseardhjen stafit të ri shëndetësor- Angazhimi dhe pasioni i tyre do të kontribuojnë në forcimin e shërbimeve shëndetësore

02/01/2025 11:37
nga:Y I

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, u ka uruar mirëseardhjen punonjësve të ri në shëndetësi.

Sadiku tha se ‘angazhimi dhe pasioni i tyre do të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e shërbimeve shëndetësore’

“Ekipi i ri po sjell energji, ide të freskëta dhe një angazhim të patundur për të ofruar shërbime më të mira dhe më cilësore për të gjithë” shkruan Sadiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Urime për punonjësit e ri në shëndetësi! 🌟

U urova mirëseardhje stafit të ri shëndetësorë që iu bashkuan ekipit tonë.

Angazhimi dhe pasioni i tyre do të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit për komunitetin tonë.

Ekipi i ri po sjell energji, ide të freskëta dhe një angazhim të patundur për të ofruar shërbime më të mira dhe më cilësore për të gjithë. 💙

Drejtoria e Shëndetësisë