Lajme

Izet Sadiku rrëfen për sfidat e mjekëve gjatë pandemisë: Djali vinte te Infektiva sa herë isha kujdestar …

01/25/2025 12:38
nga:Sh R

Kandidati për deputet  nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, ka rrëfyer për sfidat që ka kaluar gjatë kohës së pandemisë dhe infektimeve masive me COVID-19 gjatë asaj periudhe.

Në një intervistë për media, Sadiku ka treguar  edhe një histori me djalin e tij gjatë pandemisë.

Ai rrëfen se si djali i tij e ka vizituar në Klinikën Infektive sa herë që ka qenë kujdestar gjatë asaj kohe.

“Çdo ditë sa herë kam qenë kujdestarë, ai ka ardh te infektiva e ka gjetë mundësinë me ardh me pi ni kafe kur e kom pas pauzen, por asnjherë nuk më ka thënë dicka se pse po vjen, dhe pastaj kur e kryva sëmundjen më tha bab shumë mirë që kë shpëtu prej kovidit.Kjo ishte shenjë që ai gjatë gjithë periudhës kur u ardh mem vizitu e ka pas një parandjenjë që mun mem ndodh dicka mu, ku këtë ma ka thënë masi më ka kalu sëmundja dhe me të vërtetë ka qenë një sfidë që e kemi pas krejt kolegët”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se arsyeja për këto vizita ka qenë shqetësimi i djalit pë shëndetin e tij, meqë nga COVID kanë vdekur edhe persona më të rinj në moshë.