Lajme

Izet Sadiku: E kemi ndryshu shëndetësinë në Prishtinë, këto janë projektet kryesore të realizuara!

12/20/2025 08:07
nga:Y I

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së ka folur në lidhje me projektet e realizuara sa është në krye të këtij dikasteri.

Sadiku tha se kanë krijuar plot projekte të cilat e kanë ndryshu shëndetësinë në Prishtinë.

Ai ka falenderuar stafin mjekësor për përkushtimin dhe shërbimet cilesore.

Saidku ka renditur disa nga projektet e realizuara në kryeqytet sa i njëjti është pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë.

“Unë që katër vite jam pjesë e Qeverisë Rama në Prishtinë dhe jam shumë i lumtur që gjatë kësaj periudhe i kemi bërë plot projekte të cilat e kanë e kanë ndryshu shëndetësinë në Prishtinë. Për kete dua të falenderoj krejt stafin mjekësor të cilët kanë punu në mënyrë shumë të përkushtuar për me dhënë shërbime cilësore dhe ja kanë ndërru imazhin që kanë patur punëtorët shëndetësore.Realisht ne kemi bërë shumë projekte të cilat sot e kanë bërë që shëndetësia në Prishtinë me qenë një prej fushave që pëlqehet më së shumti prej qytetarëve. Kemi kriju institucione të tillat të cilat kanë dhënë shërbime të kënaqshme për qytetarët e Prishtinës. Unë po përmend disa prej këtyre shërbimeve…ne kemi rrit shërbimet laboratorike në kryeqytet dhe vitin e kaluar kemi patur 32% më shumë shërbime se para katër vitesh. Kemi rritur shërbimet për sëmundjet kronike jo-ngjitëse, për arsye se sot problematika kryesore e popullatës janë shërbimet kronike jo-ngjitëse, diabeti, sëmundjet malinje dhe sëmundjet e zemrës. Ne kemi rrit analizat për hormonet e gjendrrës teroide, një analizë që bëhet për përcjelljen e gjendjes së sheqerit, ajo analizë është bërë njëherë në javë në një qendër dhe tani bëhet në katër qendra çdo ditë. Ky shërbim është rrit diku 200%. Kemi rrit shërbimin shtëpiak, bëhen rreth 300 shërbime në ditë, kemi trefishim të shërbimeve që jepen. Shumica e qytetarëve që aknë në prishtinë nevojë për shërbime kronik dhe sëmundjet paliative ne jemi duke i dhënë në shtëpi. Projekt tjetër është fillimi i realizimit të ultrazërit nga mjeku familjar, për herë të parë në nivel Kosove ne kemi trajnu mjek nga 7 qendra. Për here te pare kemi ndërtu Poliklinikën Stomatologjike dhe fokusi jonë ka qenë me u angazhu për ndërtimin e Spitalit” tha Sadiku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blci/