Lajme

Izet Sadiku: Banorët e Slivovës mbrëmë e kanë konfirmuar fitoren e LDK-së

02/05/2025 09:42
nga:Sh R

Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku ka thënë se banorët e Slivovës mbrëmë e kanë konfirmuar fitoren e LDK-së.

Sipas tij, pritja e tyre e vërtetoj këtë gjë.

“Fitore dhe asgjë më pak! Këtë e konfirmuan edhe qytetarët e Slivovës, të cilët na pritën me entuziazëm dhe atmosferë mjaftë të ngrohtë”. Ka shkruar Sadiku.

Duke marrë parasysh tubimin e mbrëmshëm, ai thotë se ndryshimi është esencial.

“…dhe ky është momenti kur qytetarët e Kosovës janë më të vendosur se kurrë për të votuar #LDK, përmes së cilës e ardhmja është e ndritur”..