Sulmuesi i Al-Ahly, Ivan Toney, shprehu admirimin e tij për cilësinë e Ligës Profesionale Saudite dhe e renditi atë përkrah Premier Ligës Angleze.
“Ronaldo ka udhëtuar në të gjithë botën dhe di shumë më tepër se unë – unë kam luajtur vetëm në Premier League, Championship, League 1 dhe League 2. Për mua, Pro League është në të njëjtin nivel me Premier League. Nëse Al-Ahly do të luante në Premier League, do të bënim mirë dhe do të ishim afër 4 ekipeve të para”, tha Toni.
Ai shtoi: “Është një kampionat cilësor dhe njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë atë. Ne e pamë Al-Hilal të mposhtë Manchester Cityn.”
Ivan Toney, i cili iu bashkua Al-Ahly nga Brentford në verë për 42 milionë euro, përsërit komentet e Cristiano Ronaldos në qershor, kur portugezi këmbënguli se vetëm ata që nuk kanë luajtur në Arabinë Saudite e nënvlerësojnë ligën.
/GazetaBlic Sport


