Sporti

Ivan Toney, i preferuari i Manchester United për sulmin

04/25/2024 19:15
nga:Mergim Rreci

Manchester United thuhet se po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney këtë verë.

Toney ka qenë shumë i lidhur me një transferim këtë verë me shumë klube, duke përfshirë Arsenalin dhe Chelsean, pasi kanë treguar interes për sulmuesin.

28-vjeçari ka interesin e Djajve të Kuq, dhe klubi mund të bëjë një lëvizje këtë verë për të nënshkruar me sulmuesin me përvojë të Premier League nën drejtimin e Ratcliffe.

Duhet shtuar faktin se ai pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.

/GazetaBlic Sport/