Ivan Rakitic, 35 vjeç, është shumë afër largimit nga Sevilla për t’iu bashkuar sauditëve të Al Shabab.
Informacioni është bërë i ditur këtë të shtunë nga shtypi spanjoll. Mesfushori, i cili fillimisht dukej disi hezitues për t’u nisur drejt Lindjes së Mesme, tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të skuadrës dhe stafit të Sevillas, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi kroat, një nga kapitenët e Sevillas , ka humbur terren që nga ardhja e Quique Flores. Rakitic , duhet theksuar, ka një nga pagat më të larta në mesin e andaluzianëve.
Këtë sezon, mesfushori ka shënuar dy gola dhe katër asistime në 27 ndeshje për Sevillan , klubi ku u rikthye në 2020/2021, pasi luajti për Barcelonën.
/GazetaBlic Sport/