Sporti

Ivan Perisic rikthehet tek klubi i fëmijërisë, nënshkruan me Hajduk Split

01/19/2024 16:21
nga:Mergim Rreci

Ivan Perisic është rikthyer tek Hajduk Spliti.

Perisic arrin në formë huazimi nga Tottenham deri në fund të sezonit, pas së cilës do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin e Splitit, transmeton GazetaBlic Sport.

Kontrata e Perisic me Tottenhamin vazhdon edhe për gjashtë muaj të tjerë. Reprezentuesi kroat duhet të debutojë me Hajduk Split sapo të rikuperohet nga operacioni i ligamentit të gjurit të kryqëzuar.

Kujtojmë që Perisic ka luajtur tek disa skuadra tjera gjatë karrierës së tij, duke fituar shumë trofe.