Lajme

Iu shmang tatimit duke dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 80 mijë euro, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij

09/15/2021 14:53
nga:M K

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit A.B për shmangie tatimi.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.

Tutje thuhet se i pandehuri nuk i ka përfshirë të ardhurat e tij, saktësisht duke iu shmangur takimit mbi vlerën e shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80 mijë e 696 euro e 50 cent.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet A.B.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshin të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën të shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80,696.50 euro, dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së.

/GazetaBlic/