Sporti

Iu refuzua viza dhe tani s’do të luajë në Australian Open, Djokovic: Jam i mërzitur

01/16/2022 09:02
nga:L J

Gjykata federale Australiane, me një trup gjykues prej tre anëtarësh, njëzëri vendosi sot që vendimi i ministrit të Emigracionit, Alex Hawke, për heqjen e vizës për Novak Djokovicin të jetë i qëndrueshëm dhe se tenisti serb duhet të deportohet nga Australia.

Vetë Djokovic e komentoi vendimin shumë shpejt.

“Do të doja të bëja një deklaratë të shkurtër në lidhje me seancën e sotme. Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar përpara se të jap ndonjë koment të mëtejshëm për këtë temë. Jam shumë i zhgënjyer me vendimin për të më hequr vizën pasi kjo do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të konkurroj në Australian Open. Unë e respektoj vendimin e gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet kompetente për largimin tim nga vendi”, ka thënë Djokoviç, duke shtuar.

“Jam në siklet sepse fokusi i javëve të fundit ka qenë tek unë, shpresoj që tani të jetë vetëm te sporti. Në fund dua të falënderoj familjen, miqtë, ekipin, tifozët dhe bashkatdhetarët e mi për mbështetje. Të gjithë më keni dhënë forcë.”

/GazetaBlic Sport