Showtime

“Iu q***ë nëna…”/ Sinan Hoxha shan në mes të performancës në SHBA, ja si reaguan fansat

06/28/2022 09:46
nga:G B

Këngëtari i dashur për publikun, Sinan Hoxha, është mjaft aktiv me koncerte si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se ai së fundmi ka dhënë një koncert në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka performuar këngë të ndryshme, vëmendjen më të madhe e ka marrë në momentin që ai dëgjohet duke sharë në mes të koncertit.

Fansat e kanë kapur këtë moment të këngëtarit dhe kanë vendosur që ta bëjnë viral në rrjet. I përfshirë nga patriotizmi mes shqiptarëve të SHBA-së, Sinan Hoxha nuk përmbahet dhe shan të gjithë serbët nga nëna.

Nga pamjet që po qarkullojnë gjithandej në rrjet, këngëtari shfaqet duke kënduar këngë “O lulia jonë me limona o”, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Më falni… Jalla krejt Serbisë ju q**t nëna o”.

Megjithatë, para se të shante të gjithë serbët, këngëtari iu kërkoi ndjesë të gjithë të parnishmëve, të cilët i mbështetën fjalët e tij duke treguar gishtin e mesit.