Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tij për kanosje ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Dedaj thotë se po përndiqet politikisht.
“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM! Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”, ka shkruar ai në Facebook.