Lajme

Iu gjet fëmija duke kërkuar lëmoshë, arrestohet nëna e tij në Gjakovë

05/10/2023 09:47
nga:Y I

Është arrestuar një grua në Gjakovë të martën, pasi dyshohet se e ka lënë pa përkujdesje fëmiun e saj, i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, e dyshuara të lirohet.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ndërsa do të vazhdojë në procedurë të rregullt.