Lajme

Iu diplomua djali në ShBA, Hoti publikon video nga ceremonia

06/13/2022 21:23
nga:Q R

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës ka njoftuar se djali i tij, Ledioni, ka diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka shpërndarë një video nga ceremonia e diplomimit, deputeti i LDK-së tha se ai “na emocionoi gjithë familjen”.

“Ledioni në ceremoninë e diplomimit në ShBA.  Na emocionoi gjithë familjen. Mirënjohës ndaj ?? dhe familjes mikëpritëse për këtë mundësi të jashtëzakonshme për Ledionin për të kryer një vit të plotë të shkollës së mesme në ??. Falënderime për stafin e shkollës, të cilët kanë qenë shumë mbështetës ndaj Ledionit, duke ia mundësuar të përshtatet lehtë në ambientin e ri shkollor”, ka shkruar ai.