Paulo Fonseca është suspenduar për 9 muaj nga Federata Franceze e Futbollit për veprimet e tij ndaj gjyqtarit.
Paulo Fonseca është i ndaluar të jetë në dhomat e zhveshjes deri më 15 shtator, para dhe pas ndeshjeve. Dhe deri më 30 nëntor 2025 ai nuk ka akses në stol.
“Ai më hodhi një shikim frikësues dhe unë vendosa ta largoja direkt. Vazhdoi të dilte jashtë kontrollit”, tha gjyqtari Millot për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
“Ai kishte një qëndrim edhe më intensi. Nuk pata kohë të bëja as vendimin përfundimtar, i cili rezultoi të mos jepej penallti”, tha referi.
Një denim ky i frikshëm dhe shumë i rëndë për trajnerin portugez.
/GazetaBlic Sport


