Sporti

Italianët të zhgënjyer me skuadrën e Mancinit, pak bileta të shitura për ndeshjen me Anglinë

09/23/2022 14:00
nga:Mergim Rreci

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen sot në Ligën e Kombeve.

Në Ligën A, në grupin 3 Italia do të përballet me Anglinë në “San Siro”, atje ku spektakli është i garantuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida e parë e tyre në Nations League përfundoi në barazim, ndërsa “axurrët” mburren me triumfin e fundit në Evropian, ku Italia fitoi përball Anglisë me penallti.

Sipas asaj që theksojnë nga Italia, numri i biletave të shitura deri më tani është 38 mijë vende, që shkon në një përqindje afërsisht 47% të kapacitetit të stadiumit të Milanos. Pritet, që me afrimin e ndeshjes, të shiten gjithsej 50 mijë bileta për të ndjekur ndeshjen, çka përkon me 62% të stadiumit ‘San Siros’, që ka një kapacitet prej 80.020 spektatorësh.

Kjo është një tregues i zhgënjmit që italianët kanë me kombëtaren e tyre.

/Gazetablic Sport/