Sporti

Italianët të mllefosur me të, presidenti i Federatës tregon se a do të shkarkohet Roberto Mancini

03/25/2022 08:23
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë është mposhtur në shtëpi nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Trajkovski në minutën e 93’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia tashmë ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kurse Maqedonia arrin finalen e ciklit për t’u kualifikuar në eventin më të madh për kombëtare.

Pas ndeshjes, i gjithë stadiumi “shpërtheu” me fishkëllima në drejtim të lojtarëve të Italisë – kurse mysafirët festonin një arritje tjetër të madhe. Kishte edhe një numër të madh që kërkonin shkarkimin e Roberto Mancinit,

Por presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, ka bërë të ditur se për momentin trajneri nuk vihet në diskutim, pavarësisht kritikave e këtij eliminimi.

“Projekti ecën përpara. E kuptoj, do të ketë ditë ku do të mundohen në çdo mënyrë që të na destabilizojnë. Kritikat bëjnë pjesë në anën tjetër të medaljes. Siç gëzuam këtë verë, tani jam gati të marr shumë kritika. Nuk ka rrugë shpëtimi në botën federale, unë duhet të vazhdoj të mbroj këtë kombëtare, këta djem dhe këtë trajner. Vazhdohet me kokën lart, të ndërgjegjshëm që kur nuk fitohet, është bërë ndonjë gabim.

Unë uroj që Mancini të vazhdojë me ne. Ka një përkushtim sa i përket projektit, uroj që të lërë pas gjërat e këqija të këtij eliminimi, ashtu si të gjithë italianët dhe që të qëndrojë në drejtimin e kombëtares për të vazhduar punën tonë. Unë për vete kam ende shumë energji”, ishin fjalët e Gravinës.