Sporti

Italia triumfon ndaj Hungarisë, vjen fitorja e parë për “Azzurët” në Ligën e Kombeve

06/07/2022 22:35
nga:Mergim Rreci

Italia ka fituar ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

“Azzurët” triumfuan ndaj Hungarisë, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Barella dhe Pellegrini shënuan golat për Italinë, kurse Mancini shënoi gabimisht autogol në portën e tij dhe i dha një mundësi Hungarisë.

“Azzurët” tashmë janë në vendin e dytë në grup me 4 pikë, kurse Hungaria mbetet e 3-ta me 3 pikë.

/GazetaBlic Sport/