Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Italia mbylli pjesën e parë me avantazh minimal ndaj kuqezinjëve me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Nedim Bajrami e nisi serinë e golave pas 23 sekondave lojë duke hyrë kështu edhe në histori të Kampionateve Evropiane pasi u bë realizatori më i shpejtë në këtë format.
Megjithatë italianët vërshuan përpara duke realizuar dy gola me Bastonin dhe Barellan.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/