Lajme

Italia Qendrore goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

10/29/2021 15:18
nga:Y I

Italia është goditur mesditën e sotme nga një tërmet me magitudë 4.3 i shkallës Rihter dhe thellësi 37.5 km.

Mësohet se epiqendra e lëkundjes ka qenë në Fontecorniale, 39 km nga Rimini.

Tërmeti u pasua edhe nga një lëkundje tjetër me magnitudë më të vogël.

Vendet e Mesdheut kohët e fundit po përjetojnë një aktivitet të lartë sizmik.

Pas tërmeteve të fuqishme në Greqi, edhe Shqipëria u godit ditën e sotme nga një tërmet i fortë 4.7 ballë.