Italia ka evakuuar pothuajse 5,000 qytetarë afganë nga Kabuli, që nënkupton se është numri më i madh që ka bërë ndonjë shtet i Bashkimit Evropian.
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio u ka thënë mediave se urdhër i tyre është që të mos braktisen njerëzit, gratë dhe fëmijët e Afganistanit.
“Urdhri ynë do të jetë që të mos braktisen njerëzit afganë, gratë afgane, të rinjtë afganë dhe të gjithë ata të cilët për të gjitha këto vite kanë treguar një dëshirë të madhe për zhvillim dhe ndryshim”, ka thënë Di Maio.
Ai ka shtuar se shpreson që Italia të evakuojë më shumë afganë pas 31 gushtit, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermanie kanë evakuuar po ashtu mijëra njerëz jashtë Afganistanit
Vetëm Gjermania ka evakuuar rreth 4,000 qytetarë afganë.