Sporti

Italia ndaj Austrisë synon vazhdimin e ‘rekordit’ të ndeshjeve pa humbje

06/26/2021 13:55
nga:E K

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Austrisë do të përballen sonte nga ora 21:00.

Komëbtarja e Italisë është në formë ‘jetësore’ dhe llogariten favoritë ndaj Austrisë sonte.

Azzurët” janë të pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit, madje në 11 ndeshjet e fundit kanë 11 fitore, 31 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Rekordin më të gjatë të ndeshjeve pa humbje nga kombëtaret e mbajnë Brazili dhe Spanja që kanë nga 35 ndeshje pa humbje, pra italianët janë vetëm pesë ndeshje larg ta barazojnë këtë rekord.

Në anën tjetër austriakët synojnë të befasojnë të gjithë opinion duke e eliminuar sonte Italinë.

Mbetet të shihet se deri ku mund të arrijnë ‘Azzurët’ në këtë Kampionat Evropian.