Në Euro 2024, kombëtarja italiane nuk do të mund të llogarisë në futbollistin e Aston Villas, Nicolo Zaniolo.
Futbollisti 24-vjeçar pësoi një frakturë të lehtë në këmbë në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit (3-3). Rikuperimi i tij do të zgjasë një muaj dhe Zaniolo nuk do të ketë kohë për t’iu nënshtruar përgatitjeve për Euro 2024.
Zaniolo konfirmoi mungesën e tij në Euro2024 para pak çasteve me një postim në rrjetin social, Instagram.
“Fatkeqësisht, do të më duhet të heq dorë nga ëndrra për të përfaqësuar vendin tim në një kompeticion të madh. Por ajo ditë do të vijë, jam e sigurt për këtë dhe do të jetë e bukur! Forza Azzurri”, shkroi Zaniolo në Instagram.
Kujtojmë se Italia është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Kampionatin Evropian.
/GazetaBlic Sport
Nicolo Zaniolo déclare forfait pour l'Euro 2024 ! ❌🇮🇹
L'italien s'est blessé lors du dernier match d'Aston Villa et sera privé d'Euro. 🤕
"Malheureusement, je vais devoir renoncer au rêve de représenter mon pays dans une grande compétition. Mais ce jour viendra, j'en suis sûr… pic.twitter.com/OGHL1Kq9x4
— Footballogue (@Footballogue) May 15, 2024