Sporti

Italia me fitoren ndaj Austrisë theu rekordin 82-vjeçar

06/27/2021 11:46
nga:E K

Italia ka thyer rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur gjatë viteve 1930.

Italia ka triumfuar pas vazhdimeve ndaj Austrisë mbrëmë, dhe theu kështu rekordin e tyre prej 30 ndeshjeve pa humbje, duke e çuar në 31 nën urdhërat e Mancinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore ata thyen rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur në vitet 1930 nga Vittorio Pozzo.

Italia atë botë nuk kishte pësuar humbje nga Nëntori i vitit 1935 deri në Korrik të vitit 1939.

Kombëtarja italiane nuk është mposhtur nga asnjë ekip që nga 10 Shtatori i vitit 2018 nga Portugalia.

Gjatë kësaj periudhe Italia ka fituar 26 ndeshje dhe ka barazuar 5, kurse para takimit me Austrinë kishin 10 ndeshje që nuk kishin pësuar gol.

/GazetaBlic Sport/