Euro2024

“Italia mbetet në grup, nuk shkon më shumë se vendi i tretë”

06/12/2024 10:41
nga:Mergim Rreci

Jamie Carragher nuk e mendon shumë të fortë kombëtaren italiane, rivalja e parë e Shqipërisë në Euro 2024.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolin dhe “Tre Luanëve”, për britaniken Telegraph thekson se të kaltrit nuk do e kalojnë grupin.

“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit.

Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë.

Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit.

Kam idenë që italianët nuk do të kualifikohen si vend i tretë, ata do të mbeten në group.

Skuadra e Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse janë pjesë e një grupi shumë të vështirë.

Anglia? Rrugëtimi ynë do të ndalet në gjysmëfinale, Franca do të na nxjerrë jashtë”, theksoi Carragher.