Lajme

Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjësi

09/24/2024 18:07
nga:Sh R

Një vit më parë, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në pritë në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb i armatosur, nën udhëheqjen e atëherë nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Në njëvjetorin e vrasjes së tij, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që përgjegjësit e atij sulmi, ku mbetën të vrarë tre prej agresorëve, të mbahen përgjegjës.

Njëjtë ka kërkuar edhe Italia, përmes ambasadës së saj në Kosovë, teksa ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku.

“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë”.

“Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X.