Lajme

Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala u arrestua në Iran

12/28/2024 16:31
nga:Y I

Kryeredaktori i një gazete italiane u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndihmojnë në lirimin e një prej gazetareve të tija, që u arrestua në Iran para Krishtlindjes.

Gazetarja Cecilia Sala ra në pranga në Teheran teksa po raportonte dhe aktualisht mbahet në burgun Evin të kryeqytetit.

Arrestimi i saj erdhi vetëm një ditë pasi një shtetas iranian u arrestua në Itali për trafik dronësh.

“Cecilia kishte një vizë të rregullt në Iran, nuk po punonte në fshehtësi. Ajo është vetëm një gazetare e përgjegjshme, e aftë dhe e kujdesshme”, tha Claudio Cerasa, kryeredaktor i së përditshmes “Il Foglio”.

Ministria e Jashtme e Italisë ka deklaruar se po punon me autoritetet për të sqaruar situatën ligjore të gazetares dhe kushtet e burgimit të saj.

Edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar se po e ndjek situatën me vëmendje. Vetë Republika Islamike nuk ka konfirmuar burgimin e Cecilia Sala, veprim që mund të kërkojë disa javë.