Sporti

Italia kalon në çerekfinale pas vazhdimeve, eliminohet Austria

06/26/2021 23:34
nga:Mergim Rreci

Italia ka triumfuar pas vazhdimeve ndaj Austrisë.

Kombëtarja “Azzure” ka triumfuar me rezultat 2 me 1 pas 120 minutave, në një ndeshje që doli të jetë shumë e vështirë për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Chiesa shënoi golin e parë, kurse Pessina shënoi golin e dytë për Italinë.

Në anën tjetër, Kalajdzic shënoi golin e vetëm për Austrinë, gol ky që nuk mjaftoi për të kaluar tutje.

Tashmë Italia kalon në çerekfinale, kurse Austria eliminohet nga Kampionati Evropian.

/GazetaBlic Sport/