Sporti

Italia jep sinjale të mira para Euro 2020, shpartallon San Marinon

05/28/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Italia shpartalloi me rezultatin 7-0 modestët e San Marinos, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin e Cagliarit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 falë golave të Bernardeschi dhe Ferrarit, teksa në fragmentin e dytë të lojës, të kaltërit e Mançinit, arritën të shënonin edhe 5 herë të tjera, me Belotin, Politanon dhe Pessinën, këta dy të fundit realizuan dopietë.

Kjo ndeshje i shërbeu Italisë si parapërgatitje për Euro 2020.