Franco Battiato kantautori Italian u nda sot nga jeta në moshën 76 vjeçare, në shtëpinë e tij në provincën e Katanias ku edhe kaloi vitet e fundit të jetës.
Humbja e kantautorit u njoftua nga familjarët, të cilët u shprehën se do të mbajnë një ceremoni private varrimi, por pa harruar të falenderojnë të gjithë mbështetësit për mesazhet e ngushëllimit.
Battiato njihet ndryshe si “Mjeshtër” i muzikës italiane duke krijuar melodi të paharrueshme dhe që kanë jetuar gjatë ndër breza. Vetëm para pak muajsh në ditëlindjen e tij të 76-të, në Itali u rilançua albumi epokal i para 40 viteve, duke qenë edhe albumi më i shitur në historinë e muzikës italiane.