Italia mund të barazojë rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur gjatë viteve 1930.
Azzurët do të ndeshen me Uellsin në “Stadio Olimpico” të Romës me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Nëse nuk mposhten në këtë takim ata do të barazojnë rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur në vitet 1930 nga Vittorio Pozzo.
Italia atë botë nuk kishte pësuar humbje nga Nëntori i vitit 1935 deri në Korrik të vitit 1939.
Kombëtarja italiane nuk është mposhtur nga asnjë ekip që nga 10 Shtatori i vitit 2018 nga Portugalia.
Gjatë kësaj periudhe Italia ka fituar 24 ndeshje dhe ka barazuar 5, duke i fituar 10 duelet e fundit të gjitha me portë të paprekur.
/GazetaBlic Sport/


