Lajme

Italia e Kanadaja nënshkruajnë marrëveshje sigurie me Ukrainën

02/24/2024 21:42
nga:Y I

Ukraina në ditën e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia ka nënshkruar marrëveshje të veçanta sigurie me Kanadanë dhe Italinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit, bashkë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte edhe kryeministri kanadez, Jutin Turedau dhe kryeministrja italiane, Giorgio Meloni, në Kiev.

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, Kanadaja dhe Italia iu bashkuan Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Danimarkës, të cilat më parë kishin arritur një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Kievin, shkruan Reuters.

Marrëveshjet synojnë të forcojnë Ukrainën derisa të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s.