Ka përfunduar ndeshja mes Italisë dhe Gjermanisë në kuadër të Ligës A të Kombeve.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan italianët me golin e Pellegrinit në minutën e 70’të të takimit.
Përgjigjja e gjermanëve erdhi shpejt, kur me Kimmich në minutën e 72’të barazuan shifrat në 1-1.
Me këtë epilog përfundoi i gjithë takimi.
/GazetaBlic Sport/


