Italia po përballet me Republikën Çeke në duelin miqësor para fillimit të Kampionatit Evropian.
Italia ka shkuar në pushim me epërsi solide me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Ciro Immobile, i cili shënoi në minutën e 23’të të takimit.
Kurse për golin e dytë për italianët u përkujdes Barella në minutën e 42’të të ndeshjes.
Me këtë gol u përmbyll pjesa e parë e duelit.
Rezultati përfundimtar i pjesës së parë është 2-0.
/GazetaBlic Sport/


