Sporti

Itali – Zvicër, forma e dy skuadrave në gjashtë ndeshjet e fundit

06/16/2021 12:36
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes Italisë dhe Zvicrës që zhvillohet në ora 21:00, por interesante pritet të jenë edhe dy ndeshjet e tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian ndaj Italisë, në anën tjetër “Azzurët” duan që të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Pritet një ndeshje shumë interesante dhe me shumë gola në “Olimpico”, atje ku dy reprezentuesi shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri pritet që ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Bazuar në gjashtë ndeshjet e fundit, Italia ka 6 fitore të arkëtuara. Në anën tjetër, Zvicra ka 4 fitore dhe dy barazime.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e sontme.

/GazetaBlic Sport/