Lajme

Itali: Treni përplaset me kamionin, dy të vdekur dhe disa të plagosur!

11/28/2023 22:26
nga:Y I

Dy persona kanë ndërruar jetë nga përplasja e një treni që lidh Sibarin me Catanzaron.

Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në komunën Corigliano-Rossano.

Pas përplasjes, si treni dhe kamioni kanë marrë flakë, duke u shkatërruar plotësisht, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Nga informacionet e para raportohet se kamioni, kishte ngecur në shina kur u godit nga treni që kalonte.

/Shqiptarja.com/