Njëra ndër përballjet më interesante në nivel kombëtaresh, ajo në mes Italisë dhe Spanjës rikthehet përsëri sonte, përballje kjo që pritet të jetë e shoqëruar me rivalitet e emocione të mëdha.
Të dy kombëtaret u takuan herën e fundit në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian dhe sonte do të takohen përsëri në një gjysmëfinale tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Italia e kishte fituar ndeshjen në Kampionat Evropian pas penalltive dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për hakmarrje nga kombëtarja e Spanjës.
Të dy skuadrat kanë ekipin e kompletuar dhe do mundohen të arkëtojnë fitoren në “San Siro”.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Raspadori, Insigne
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Reguilón; Koke, Busquets, Fornals; Ferran Torres, Oyarzabal, Sarabia
/GazetaBlic Sport/


