Lajme

Itali: Shoku e ngatërroi me derrin e egër, vritet ish-nënkryetari i komunës

11/15/2022 08:13
nga:G B

Një rast i rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Salernos.

Ish-nënkryetari i komunës së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, u vra nga miku i tij aksidentalisht.

Lambiase kishte dal për gjah me mikun e tij.

Ky i fundit e ka qëlluar duke e ngatërruar me një derr.

Siç shkruajnë mediat italiane, 70-vjeçari nuk arriti të i mbijetoi plagëve pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital dhe ndihmës së mjekëve.