Lajme

Itali: Shkon në varrimin e gjyshit, 24 orë më pas, nipi 15 vjeç vdes në gjumë

05/15/2021 14:46
nga:Y I

Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë në gjum për shkak të një ataku kardiak, 24 orë pasi kishte shkuar te varrimi i gjyshit të tij.

Gjyshi 82 vjeçar vdiq, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Casina, në në veri të Italisë .

Sipas mediave italiane, mamaja e adoleshentit, menjëherë pasi pa që i biri nuk po zgjohej, mori në telefon emergjencën. Edhe pse helikopteri mbërriti shpejt në shtëpinë e 15 vjeçarit, ishte tepër vonë, pasi zemra e tij kishte pushuar.

Miqtë dhe familjarët e tij, thonë se djali fatkeq kishte marrëdhënie të ngushtë me gjyshin dhe se e donte jashtëzakonisht shumë. Adolëshenti është varrosur pranë gjyshit të tij.