Lajme

Itali: Plagosen dy të rinj shqiptarë

03/03/2024 22:30
nga:Sh R

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Via Casilina të Italisë

Të plagosurit janë dy 25-vjeçarë shqiptarë të cilët rezultojnë të dënuar më parë për lëndë narkotike.

Të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në këmbë.

Ndaj tyre, sipas mediave italiane, janë qëlluar të paktën katër herë.

Ata kanë qenë në një makinë me qira, kur sipas tyre, janë shoqëruar nga një makinë tjetër. Nga ky mjet më pas ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë, raporton TCH.

Viktimat janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata, në periferi të Romës.

Tashmë kanë nisur hetimet për ngjarjen, teksa policia nuk përjashton edhe mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën.