Lajme

Itali: Arrestohet shqiptari, në veturë iu gjet një kilogramë kokainë

06/26/2023 10:00
nga:G B

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali.

Atij në motorin e veturë iu gjet një kilogramë kokainë.

Ngjarja ndodhi më 23 qershor, në Perugia.

Ai u ndalua nga autoritetet për trafikim droge.

Shqiptarit po ashtu iu gjetën dhe iu konfiskuan edhe 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, i padëgjueshëm, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, droga e shitur me pakicë mund të jepte rreth njëqind mijë euro.